Futboll

Rexhbeçaj shënon gol të bukur në barazimin e Augsburgut

Elvis Rexhbeçaj

Përditësim, 19:37 - Mesfushori i Augsburgut, Elvis Rexhbeçaj, e ka regjistruar golin e parë këtë edicion në Bundesligën gjermane.

Rexhbeçaj shënoi gol në barazimin 2:2 të Augsburgut në shtëpi ndaj Freiburgut. Ndeshja i takoi xhiros së 18-të. 

Rexhbeçaj në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë, kurse golin për 2:0 e realizoi në minutën e 49-të. Ai realizoi gol të bukur me kokë nga afërsia. 

Golin e parë për vendësit e shënoi Alexis Claude-Maurice. 

Ndërkohë golat për Freiburgun i shënuan Yuito Suzuki dhe Igor Matanoviq.  Kroatit Matanoviq iu anulua edhe një gol. 

Për Rexhbeçajn ishte paraqitja e 16-të në të gjitha garat. 

Augsburgu ka 16 pikë dhe e zë vendin e 15-të. Freiburgu renditet në pozitën e tetë me 24 pikë.
 


Rexhbeçaj shënon gol në Bundesligë

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka shënuar gol në ndeshjen që Augsburgu po e zhvillon ndaj Freiburgut. 

Teksa po luhet minuta e 55-të, Augsburgu po udhëheq 2:0. 

Rexhbeçaj e shënoi golin e dytë për Augsburgun në minutën e 49-të.


Goli: