Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dortmundi fiton pastër ndaj Augsburgut të Rexhbeçajt

dortm1

Dortmundi ka fituar 2:0 përballë Augsburgut të shtunën mbrëma, në kuadër të xhiros së 26-të të elitës së futbollit gjerman. 

Karim Adeyemi dhe në minutën e 13-të dhe Luca Reggiani në minutën e 59-të, i shënuan golat e fitores për vendësit. 

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, luajti tek Augsburgu prej minutës së 60-të. 

Dortmundi i dyti i ka 58 pikë, ndërsa Augsburgu në mesin e tabelës mbetet me 31 pikë të grumbulluara.