Bayerni shënoi në minutën e parë e Leipzigu menjëherë në të dytën.
Por më pas gjiganti bavarez i shënoi edhe katër gola të tjerë për fitore të thellë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshja e së premtes mes Bayernit dhe Leipzigut përfundoi 5:1. I takoi xhiros së 15-të të Bundesligës.
Që në minutën e parë Jamal Musiala shënoi për epërsinë 1:0 të Bayernit. Në minutën e dytë Benjamin Sheshko barazoi në 1:1.
Por më pas Bayerni nuk kishte të ndalur. Konrad Laimer shënoi për 2:1 në minutën e 25-të, ndërsa Joshua Kimmich realizoi për 3:1 në minutën e 36-të.
Në pjesën e dytë shënuan edhe Leroy Sane në minutën e 75-të dhe Alphonso Davies në minutën e 78-të.
Bayerni është lider i Bundesligës me 36 pikë. Leipzigu i ka 27 pikë në vendin e katërt.