Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni e “shkel” Wolfsburgun

Bayern

Bayerni ka shënuar fitoren më të thellë të këtij edicioni në Bundesligë të Gjermanisë.

Kampioni në fuqi mposhti të dielën Wolfsbugun me rezultatin 8:1, në kuadër të javës së 16-të të elitës gjermane të futbollit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy gola i realizoi Michael Olise, ndërsa me nga një gol kontribuuan edhe Luis Diaz, Raphael Guerreiro, Harry Kane dhe Leon Goretzka.  U shënuan edhe dy autogola.
Për Wolfsburgun golin e nderit e shënoi Xhenan Pejçinoviq.

Bayerni është forcuar në pozitën e parë me 44 pikë. Wolfsburgu është në vendin e 14-të me 15 pikë.