Bayern Munichu ka regjistruar tjetër fitore bindëse në Bundesligën gjermane, teksa po marshon drejt një tjetër titulli.
Bavarezët të premten mbrëma fituan 4:1 përballë Borussia Monchengladbachut në ndeshjen e xhiros së 25-të.
Luis Diaz në minutën e 33-të dhe Konrad Laimer në minutën e parë shtesë të pjesës së parë realizuan për 2:0.
Rocco Reitz i mysafirëve u përjashtua nga loja pasi shkaktoi penallti në minutën e 55-të. I saktë nga 11 metërshi ishte Jamal Musiala. Për Musialan që mungoi gjatë shkaku i lëndimit, ishte goli i parë i sezonit. Ishte edhe goli i tij i parë në Bundesligë prej prillit të vitit të kaluar.
Nicolas Jackson e realizoi golin e fundit në ndeshje për Bayernin, në minutën e 79-të.
Wael Mohya i mysafirëve, shënoi dhe e vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 89-të.
Edhe
Bayerni e fiton ndeshjen me shtatë gola
Bayern Munichu i pari ka 66 pikë, 14-të më shumë se Dortmundi që e ka një ndeshje më pak të luajtur.
Monchengladbachu është i 12-ti me 25 pikë dhe vazhdon garën për mbijetesë.