Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni fiton thellë për histori

Bayern

Përditësim - Bayern Munichu ka fituar 5:0 si mysafir i St. Paulit për të marshuar sigurt drejt titullit në Gjermani.

Bavarezët me pesë golat e shënuar mbërritën në kuotën e 105 golave brenda sezonit, duke e bërë kështu sezonin me më së shumti gola të shënuar.

Jamal Musiala, Leon Goretzka, Michael Olise, Nicolas Jackson e Raphael Guerreiro ishin golashënuesit e fitores së thellë.

Bayerni ka 76 pikë në pozitën e parë. Borussia Dortmundi e ndjek me 12 pikë më pak. Deri në fund janë edhe pesë xhiro.

Regjistrohet rekord i ri në Bundesligë

Edhe Bayerni ndaj St. Paulit për rekorde të reja Futboll Bayerni ndaj St. Paulit për rekorde të reja

Rekord i ri është regjistruar të shtunën në Bundesligë nga Bayern Munichu. 

Skuadra bavareze tani i ka 103 gola dhe e ka thyer rekordin e vet për më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni, atë të vitit 1971/72. Në sezonin e asaj kohe, Bayerni i kishte 101 gola brenda një kampanje të Bundesligës. 

Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë në minutën e 53-të me Leon Goretzkan dhe me Michael Olisen, dy minuta më vonë.


Musiala në histori, Bayerni barazon rekordin e sezonit 1971/72

Jamal Musiala ka hyrë në histori të Bayern Munichut dhe Bundesligës gjermane po ashtu. 

Edhe Bayerni, vetëm dy gola larg rekordit Futboll Bayerni, vetëm dy gola larg rekordit

Bayerni është duke fituar 1:0 në udhëtim te St. Pauli, ndërsa golin në minutën e nëntë e shënoi i Musiala. 

“Goli i 101 e barazon rekordin e edicionit 1971/72. Musiala në histori bashkë me Franz Beckenbauerin si shënues i golit të 101 të Bayernit në Bundesligë brenda një kampanje”, ka shkruar Bayern Munichu.