Futbollisti i U-17 të Kosovës, Dion Berisha, është grumbulluar sot me skuadrën e parë të Augsburgut në ndeshjen e Bundesligës kundër Schalkes.
Berisha ishte në stol në barazimin 2:2 që Augsburgu e arriti në shtëpi me Schalken në xhiron e 11-të të Bundesligës gjermane.
Berisha i ka luajtur tri ndeshje me U-17 e Kosovës.
Ai për të rinjtë e Augsburgut këtë stinor i ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar një tjetër. Ai luan sulmues krahu. Është produkt i akademisë së Augsburgut.
Artikuj të ngjashëm