Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha firmos kontratë afatgjate me Augsburgun

Sulmuesi i ri, Dion Berisha është “blinduar” nga skuadra gjermane Augsburg, që të premten në sajtin zyrtar ka njoftuar për firmosjen e kontratës afatgjate me të.

Berisha 17-vjeçar, vlerësohet ndër lojtarët më të talentuar te Augsburgu, ndërsa është zhvilluar në akademinë e klubit.

Në vitin 2018, ai ishte promovuar në ekipin U17 kurse edicionin e shkuar ka shënuar shtatë gola në 17 paraqitje. I ka zhvilluar edhe gjashtë ndeshje për U19.