Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha mund të mbetet tek Augsburgu

Mërgim Berisha mund të mbetet tek Augsburgu i Bundesligës gjermane.

Sulmuesi 24-vjeçar u huazua në fillim të këtij viti në Gjermani nga skuadra e Fenerbahçes së Turqisë.

“Nuk mund të jap përgjigje përfundimtare. Unë ndihem shumë mirë dhe shumë lehtë mund ta imagjinoj qëndrimin tim edhe për kohë të gjatë. Njerëzit përgjegjës këtu gjithmonë më kanë dhënë sinjale se më dëshironin. Kjo më jep ndjenjë tejet të mirë”, ka shpjeguar sulmuesi në një intervistë dhënë për gazetën gjermane “Sport Bild”.

24-vjeçari që u lind në Berchtesgaden, u transferua te Fenerbahçe nga Salzburgu austriak. Ai nënshkroi kontratë deri në vitin 2025. Por në fund të sezonit kur skadon huazimi, Augsburgu shpreson që ta blejë Berishën përfundimisht për katër milionë euro.

Në katër ndeshje të Bundesligës, Berisha ka shënuar tri gola.