Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Augsburgu synon blerjen e Berishës e më pas shitjen e tij

Transferimi i Mërgim Berishës te skuadra e Augsbugut nga Fenerbahçe është thjeshtë një formalitet. Klubi gjerman do t’i shpenzoj 4.5 milionë euro për sulmuesin 24-vjeçar, ndërsa mund ta shesë menjëherë në verë nëse ka klube të interesuara.

Berisha me Fenerbahçen ka kontratë deri në vedrën e vitit 2025. Por, klubi gjerman ka opsionin e blerjes në fund të sezonit aktual.

Ai ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Augsburgut në sezonin aktual duke shënuar nëntë gola në 22 ndeshje në Bundesligë.

Ai ka kontribuar edhe me katër asistime. Falë golave dhe paraqitjeve të mira, Berisha u ftua në mars nga Përfaqësuesja e Gjermanisë. Luajti në dy ndeshjet miqësore të muajit mars, ndaj Perusë dhe Belgjikës. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Salzburgu, Altachu, Magdeburgu, LASK-u.

Artikuj të ngjashëm