Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe nis bisedimet për shitjen e Berishës

Mërgim Berisha do të shitet gjatë kësaj vere nga Fenerbahçe. Mediat turke kanë bërë të ditur se klubi ka vendosur ta shesë sulmuesin pasi nuk arriti të bindë me paraqitjet e tij sezonin e shkuar.

Klubi turk është në bisedime të avancuara me skuadrën nga Bundesliga, Mainz.

Gjermanët thuhet se kanë ofruar katër milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Berishës.

Berisha, i cili sezonin e kaluar luajti 22 ndeshje në Superligën turke, ka shënuar katër gola.

24-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm