Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Berisha mund të transferohet te Kayserispori

Sulmuesi Mërgim Berisha edhe sezonin e ri pritet të luajë në Superligën e Turqisë.

Sajti “Fotomaç” ka raportuar të premten se interesim për Berishën ka shprehur skuadra e Kayserisporit.

Berisha është nxjerrë në shitje nga Fenerbahçe, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij dhe Kayserispori po synon transferimin e 23-vjeçarit.

Në edicionin e tij të parë te Fenerbahçe, Berisha shënoi shtatë gola në 33 paraqitje në të gjitha garat.

Ai me Fenerbahçen ka kontratë deri në vitin 2025 dhe kartoni i tij po vlerësohet rreth gjashtë milionë euro.

Sulmuesi iu bashkua verën e shkuar ekipit turk nga Salzburgu i Austrisë.