Sulmuesi Mërgim Berisha përfundimisht do të largohet nga skuadra e Fenerbahçes në fund të këtij sezoni. Bëhet e ditur se krerët e Fenerbahçes tashmë kanë nxjerrë në shitje Berishën, i cili po kërkohet nga disa skuadra në Francë, Austri e Gjermani, përcjell “Fanatik” të martën.
24-vjeçari iu bashkua Fenerbahçes me bujë të madhe nga Salzburgu para fillimit të këtij edicioni, por nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij.
Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë tri asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat për Fenerbahçen, ekip që për ta lënë të lirë po kërkon të paktën dhjetë milionë euro.
Berisha ka kontratë me skuadrën turke deri në verën e vitit 2025.
Artikuj të ngjashëm