Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tri skuadra gjermane pas Berishës

Mërgim Berisha do të largohet gjatë kësaj vere nga Fenerbahçe. Drejtuesit e klubit turk janë në pritje të ofertave për sulmuesin kosovar. Te klubi turk nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Berishës sezonin e shkuar.

Mediat turke kanë bërë të ditur se në garë për 24-vjeçarin janë tri skuadra gjermane.

Mainz, Stuttgart dhe Schalke 04 po tentojnë ta bindin lojtarin të transferohet në Bundesliga.

Fenerbahçe për të liruar sulmuesin po kërkon pesë milionë euro dëmshpërblim.