Mërgim Berisha nuk është në planet e Fenerbahçes, raportojnë të enjten mediumet në Turqi. Berisha është lënë i lirë nga gjiganti turk për të negociuar me klubet e interesuara.
Berisha ka shfrytëzuar këtë mundësi dhe është pajtuar për disa kushte me Suttgartin e Bundesligës së Gjermanisë. Negociatat për kalimin te klubi gjerman, Berisha i ka nisur pak ditë më parë.
Po ashtu, sulmuesi kosovar ka zhvilluar bisedime edhe me Mainzin.
Suttgarti i ka kërkuar Fenerbahçes huazimin e Berishës për një edicion me opsionin e blerjes.
Megjithatë, është klubi turk që dëshiron shitjen e lojtarit. Ish-sulmuesi i Shpresave të Gjermanisë me Fenerin ka kontratë deri në vitin 2025.
Vlera e 24-vjeçarit në tregun e transferimeve është 6 milionë euro. Në 22 ndeshje në Superligën turke, Berisha ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me dy asistime.