Wolfsburgu ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit Mërgim Berisha, ka shkruar të enjten mediumi gjerman “Kicker”.
Berisha ka luajtur për Augsburgun në edicionin e fundit. Augsburgu e ka aktivizuar opsionin e blerjes së sulmuesit shqiptar për katër milionë euro nga Fenerbahçe.
Berisha ishte i huazuar tek Augsburgu nga skuadra e madhe turke, por nuk pritet të qëndrojë edhe edicionin tjetër. 25-vjeçari aktualisht vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Ai ka shënuar nëntë gola dhe pati katër asistime në 23 paraqitje në elitën e futbollit gjerman. Këtë vit Berisha luajti edhe për Gjermaninë në dy ndeshje miqësore.