Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trabzonspori pas portierit Muriq

Kampioni i Turqisë, Trabzonspori ka shprehur interesim për portierin e Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq. Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja turke “Sabah”.

Drejtuesit e Trabzonsporit po bëjnë gati ofertën për Muriqin, i cili tashmë është nxjerrë në shitje nga Manchester City. Për transferimin e tij, Trabzoni është i gatshëm të ofrojë rreth 2.5 milionë euro.

Tek ekipi turk janë të bindur se 23-vjeçari është përforcim i duhur për portën pas paraqitjeve të mira sezonin e shkuar.

Muriq edicionin që lamë pas ishte i huazuar te Adana Demirspor dhe ishte ndër portierët më të vlerësuar në kampionatin turk.

Ai ka kontratë me Cityn deri në vitin 2024, por nuk bën pjesë në planet e klubit anglez dhe pritet të largohet këtë verë.

Krahas Trabzonsporit, interesim për portierin Muriq ka kohë që ka shfaqur edhe Burnley, ekip që garon në Championship të Anglisë.

Artikuj të ngjashëm