Juventusi është duke e shikuar me kujdes situatën e portierit të Sassuolos, Arijanet Muriq. Drejtuesit e Juves po monitorojnë nga afër dy lojtarët e Sassuolos, Muriqin dhe Tarik Muharemoviqin.
Paraqitjet e Muriqit me Sassuolon këtë edicion në Serie A, kanë tërhequr vëmendjen e drejtuesve të “Zonjës së Vjetër”. Kështu ka shkruar të martën “Tuttosport”.
Muriq po vlerësohet për paraqitje në kampionatin italian. Është i padiskutueshëm në portën e Sassuolos.
27-vjeçari Muriq është i huazuar te Sassuolo nga Ipswich Towni deri në përfundimin e këtij edicioni. Ai me Ipswichin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Shtatlarti Muriq është pjesë shumë e rëndësishme edhe e “Dardanëve”.
Ai ka qenë pjesë e shumë skuadrave. Ka luajtur edhe për Burnleyn, Manchester Cityn, Gironan, Adana Demirsporin e Nottingham Forestin. Me Kosovën, Muriq, ka 48 ndeshje të luajtura.