Drejtori ekzekutiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka folur për portierin e Kosovës, Arijanet Muriq. Carnevali në një intervistë për “Radio GR1” ka thënë se Muriq është prej lojtarëve të preferuar të tij.
Portieri i Kosovës, Muriq, ka treguar paraqitje të mira me fanellën e Sassuolos. Tek ekipi që garon në Serie A, Muriq është huazuar nga Ipswich Towni anglez. Sassuolo kërkon blerjen e Muriqit në verë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai është lojtar që e kemi huazuar, por kemi mundësinë e blerjes së kartonit të tij. Ai po luan shumë mirë dhe kjo nuk është aspak për t’u habitur. Ne kemi një mundësi blerjeje nga Ipswichi dhe do ta vlerësojmë atë në përputhje me rrethanat”, ka thënë Carnevali.
Më tej, Carnevali la të kuptohej se Sassuolo mund të kërkojë një ulje të mundshme të çmimit për blerje të kartonit të portierit Muriq.
“Ai po tregon vlera të mëdha dhe na ka dhënë shumë. Mendoj se është një nga lojtarët më premtues dhe ka treguar gjërat më të mira në këtë ligë”, ka theksuar Carnevali.
Portieri 27-vjeçar me klubin anglez ka kontratë deri në qershor të vitit 2028.