Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City kërkon pesë milionë për portierin Muriq

Foto: Getty Images

Manchester City ka vendosur ta shesë gjatë kësaj vere portierin e Kosovës, Arijanet Muriq.

“Goal” ka bërë të ditur të hënën se kampioni anglez për ta liruar portierin po kërkon pesë milionë euro dëmshpërblim.

Muriq sezonin e shkuar ishte i huazuar te skuadra turke Adana Demispor ku u vlerësua lart për paraqitjet e tij.

Për 23-vjeçarin në garë është skuadra angleze, Burnley.

Tash e disa javë drejtuesit e klubit të Burnleyt janë në negociatat me Cityn për transferimin e Muriqit.