Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muriq kërkon largimin nga Burnley, interesohet Sevilla

Pas Union Berlinit edhe skuadra nga La Liga, Sevilla ka shprehur interesim për portierin e Kosovës, Arijanet Muriq.

Mediumet britanike kanë raportuar të hënën se Muriq do të largohet nga Burnley në janar. Mësohet se Muriq nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te Burnley dhe klubi anglez tashmë po shqyrton ofertat. Te Burnley janë të gatshëm ta huazojnë 24-vjeçarin me obligimin e blerjes së tij në fund të sezonit.

Muriq ka kontratë me Burnleyn deri në vitin 2026, ndërsa ekipit anglez iu bashkua verën e shkuar nga Manchester City. Këtë edicion, Muriq ka vetëm dy paraqitje për Burnleyn dhe atë në Kupën e Ligës. Në Premier League, ai nuk e ka regjistruar asnjë ndeshje për ekipin e tij.