Skuadra e Celticut ka shprehur interesim për portierin e Kosovës, Arijanet Muriq.
“Scottish Sun”, ka raportuar të hënën se Muriqi po shihet si zëvendësuesi ideal i portierit 37-vjeçar, Joe
Hartit, i cili do të pensionohet në fund të këtij edicioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuriq është pjesë e skuadrës së Burnleyt nga viti 2022. Burnleyt iu bashkua për tre milionë euro nga Manchester City. Skuadra nuk arriti të mbijetojë në Premier League.
25-vjeçari te Burnley nuk luajti ndeshjet e para në Premier League. Por ai në 14 ndeshjet e fundit tregoi paraqitje të mira. Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra si Adana Demirspor, Girona e Nottingham Forest.