Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan “Sky Sport Italia”.
Totti është testuar pasi ka pasur simptoma dhe ka rezultuar pozitiv. Raportohet se ai ka pasur plogështi dhe temperaturë para se të testohej. Mirëpo, ai tash është përmirësuar.
Në tetor, babai i Francesco Tottit, Enzo, vdiq në moshën 76-vjeçare nga koronavirusi.