Ronaldo Fenomeni është personazhi i radhës nga bota e futbollit që infektohet me koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar Cruzeiro, klub që Ronaldo e ka blerë së fundmi.
Ronaldo u raportua se kishte simptoma të lehta të virusit dhe se ndihej mirë.
Sulmuesi legjendar është 45 vjeç, së fundmi ka qenë në rolin e presidentit dhe pronarit të klubit brazilian, por do t'i duhet të pushojë përkohësisht nga kryerja e këtyre detyrave.
Artikuj të ngjashëm