Roma dhe Atalanta janë dy skuadrat e radhës që janë prekur nga koronavirusi.
Klubi i Romës ka bërë të ditur se gjatë testimeve të fundit një lojtar ka rezultuar pozitiv. Kryeqytetasit nuk kanë bërë të ditur emrin e lojtarit, por kanë njoftuar se janë marrë të gjitha masat.
Pozitiv ka rezultuar edhe një futbollist i klubit të Atalantas. Skuadra nga Bergamo ka njoftuar se janë në pritje të rezultateve të tjera.
Në Serie A, të prekur nga Covid-19 ka qenë edhe skuadra e Napolit.
Artikuj të ngjashëm