Sulmuesi i Bolognas dhe i Përfaqësueses së Austrisë, Marko Arnautoviq, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus dhe është izoluar menjëherë.
Lajmi është bërë i ditur të shtunën nga mediumi italian “Corriere dello Sport”.
Arnautoviq nuk do të mund të luajë kundër Torinos në Serie A të dielën.
Sulmuesi nuk ka simptoma dhe ka stërvitur individualisht.
Arnautoviq ka shënuar 10 gola në 25 ndeshje në të gjitha garat në edicionin aktual. Nëntë në ligë dhe një në Kupën e Italisë.
Artikuj të ngjashëm