Sulmuesi Marko Arnautoviq do të jetë i detyruar të pauzojë të paktën për dy muaj shkaku i lëndimit. Skuadra e Interit ka njoftuar të hënën se Arnautoviq ka pësuar lëndim të muskulit të këmbës dhe rehabilitimi i tij kërkon kohë më të gjatë.
Sipas Interit, diagnoza e saktë do të mësohet në javët në vazhdim, por mediumet italiane kanë raportuar se Arnautoviq nuk do të rikthehet deri në fillim të muajit dhjetor.
Ai u lëndua në fitoren e Interit 1:0 ndaj Empolit, duke u detyruar ta lëshoj fushën para kohe.
Arnautoviq iu bashkua Interit para fillimit të këtij edicioni nga Bologna, ndërsa deri më tani ka regjistruar 156 minuta lojë në të gjitha garat. Tek Interi po shpresojnë që Arnautoviq të jetë gati për ndeshjen me Juventusin, e cila luhet më 26 nëntor.