Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani kthen sytë kah Arnautoviqi

Skuadra e Milanit është në kërkim të përforcimeve në repartin e sulmit për sezonin e ri, ndërsa tashmë ka kthyer interesimin kah sulmuesi Marko Arnautoviq. “Gazzetta dello Sport” bën të ditur të enjten se Milani me të përfunduar sezoni aktual do ta kontaktojë Bolognan në lidhje me 35-vjeçarin.

Arnautoviq te Milani po shihet si zëvendësim ideal për Zlatan Ibrahimoviqin, të cilit nuk do t’i rinovohet kontrata që i skadon këtë verë. Ai ka kontratë me Bolognan deri në vitin 2025, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro.

Arnautoviq këtë sezon ka shënuar 8 gola në 16 ndeshje të luajtura në Serie A, ndërsa është pjesë e Bolognas prej vitit 2021. Ai karrierë në Itali ka bërë edhe te skuadra e Interit.