Skuadra e Tottenhamit nuk do ta zhvillojë ndeshjen kampionale kundër Leicester Cityt, e paraparë të luhet sonte në mbrëmje.
“Sky Sports” ka raportuar se ky takim është shtyrë nga Premier League për shkak të rasteve me koronavirus që i kanë kapluar të dy skuadrat. Për Tottenhamin, kjo është ndeshja e tretë që i shtyhet për shkak të rasteve me koronavirus.
Para Leicesterit, skuadra e Tottenhamit nuk ka mundur ta zhvillojë as ndeshjen me Brightonin të dielën e shkuar dhe Rennesin në kuadër të Ligës së Konferencës.
Në të vërtetë, kjo është ndeshja e tretë e xhiros së 17 të Premier Leagues që është shtyrë për kohë të pacaktuar si pasojë e shpërthimit të koronavirusit në klubet angleze. Para këtij dueli, ishin shtyrë edhe Brentfordi me Manchester Unitedin dhe Burnley me Watfordin.