Takimi i Evertonit në udhëtim te Burnely i paraparë të zhvillohet në fundjavë është shtyrë për shkak të përhapjes së koronavirusit te skuadra nga “Merseyside”.
Evertoni kishte bërë kërkesë paraprakisht për shtyrjen e ndeshjes, por që ishte refuzuar të enjten, pavarësisht se trajneri Rafael Benitez kishte njoftuar se ka vetëm nëntë lojtarë të gatshëm për lojë.
“Ndeshja e Premier Leagues në udhëtim te Burnley në ‘Boxing Day’ është shtyrë për shkak të numrit të madh të rasteve me Covid dhe lëndimeve në skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e Evertonit të premten.
Ndeshjet tjera të fundjavës që u shtynë po ashtu janë edhe ajo ndërmjet Liverpoolit e Leedsit dhe Wolverhamptonit e Watfordit.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtyhet dueli i Premier Leagues mes Burnleyt e Leicesterit
-
Premier League shtynë ndeshjen Liverpool – Leeds, shkak rastet me COVID-19
-
Benitezi befasohet që ndeshja e Evertonit do të luhet
-
Shtyhen dy ndeshje tjera në Premier League shkaku i koronavirusit
-
Shtyhet edhe një tjetër ndeshje në Premier League