Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Benitezi befasohet që ndeshja e Evertonit do të luhet

Trajneri i Evertonit, Rafael Benitez, ka thënë të enjten se është i befasuar që skuadra e tij Evertoni, do të luajë kundër Burnleyt në Premier League.

Benitezi ka thënë se skuadra e tij pati pesë raste pozitive me koronavirus dhe njoftoi se gjashtë lojtarë janë të lënduar.

Ai ka shtuar se do të jetë i detyruar të luajë me sulmuesin Dominic Calvert-Lewin, i cili ka qenë jashtë fushës për katër muaj për shkak të lëndimit.

“Me lëndimet dhe rastet pozitive me koronavirus, ne kemi pritur që ndeshja do të shtyhet siç ka ndodhur me shumë ballafaqime tjera. Për momentin duhet të mendoj nëse i kam të gatshëm 11-të lojtarë dhe në çfarë pozita do të luajnë ata. Për momentin kam vetëm nëntë lojtarë të gatshëm për lojë, plus edhe tre portierë. Duhet t’i marrë pesë lojtarë të rinj në skuadër”, theksoi Benitez.