Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni në kërkim të zëvendësuesit të Benitezit

Pas shkarkimit të Rafael Benitezit, Evertoni është në kërkim të një trajneri të ri.

Sipas “Sky Sports”, drejtuesit e klubit anglez në listën e dëshirave kanë katër trajnerë.

Bëhet fjalë për Rudi Garcia, Frank Lampard, Wayne Rooney dhe Duncan Ferguson.

Skuadra angleze e shkarkoi gjatë të dielës trajnerin Benitez për shkak të rezultateve të dobëta.

Evertoni në Premier League renditet në pozitën e 16-të me 19 pikë të tubuara pas 19 ndeshjeve.