Frank Lampard më nuk është trajner i skuadrës së Evertonit. Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se drejtuesit e klubit kanë marrë vendim për shkarkimin e Lampardit pas rezultateve të dobëta të Evertonit këtë sezon.
44-vjeçari ishte në krye të Evertonit prej janarit të vitit të shkuar dhe kishte kontratë deri në verën e vitit 2024. Këtë sezon, Evertoni është në pozitën e parafundit në tabelë me 15 pikë, sa i ka edhe Southamptonit që renditet i fundit.
Në 20 ndeshje të luajtura, Evertoni ka regjistruar tri fitore, gjashtë barazime dhe 11 humbje.
Artikuj të ngjashëm