Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lampard pranë shkarkimit

Frank Lampard

Trajneri Frank Lampard duket se i ka ditët e numëruara në krye të skuadrës së Evertonit. “The Sun” ka njoftuar të mërkurën se drejtuesit e Evertonit po mendojnë ta shkarkojnë Lampardin pas rezultateve të dobëta që i ka pasur ekipi këtë edicion.

Evertoni të martën mbrëma u mposht 4:1 në shtëpi nga Brightoni për ta regjistruar humbjen e nëntë këtë edicion në 18 ndeshje të luajtura në Premier League.

Lampard mori drejtimin e Evertonit në fillim të vitit të shkuar dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Aktualisht Evertoni zë vendin e 16-të në tabelë me 15 pikë të tubuara. Ndeshjen e radhës në kampionat Evertoni e luan javën tjetër ndaj Southamptonit.