Trajneri Frank Lampard ka këmbëngulur se Evertoni nuk është në krizë të rezultateve, pavarësisht pozitës në të cilën gjendet Premier League.
Evertoni këtë edicion po synon t’i shpëtojë largimit nga elita e futbollit anglez.
“Nuk është një krizë e rezultateve. Është shumë normale dhe kam pasur situata edhe më të këqija. Nuk do të jetë punë e lehtë në vazhdim, por na mbetet të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë”, deklaroi Lampard.
Evertoni pas 25 ndeshjeve në Premier League, renditet i 17-i me 22 pikë të tubuara.
Artikuj të ngjashëm