Trajneri Marcelo Bielsa po shihet si shpëtimtari i Evertonit dhe ekipi anglez ka nisur negociatat me argjentinasin. “Daily Mail” raporton se Bielsa është favorit për postin e trajnerit tek Evertoni, ndërsa ekipi anglez ka edhe disa opsione të tjera.
Tek Evertoni janë të bindur se Bielsa mund t’ua garantojë qëndrimin në Premier League edhe për sezonin e ardhshëm. Aktualisht, Evertoni zë vendin e parafundit në tabelë, gjë që solli edhe në shkarkimin e Frank Lampardit nga pozita e trajnerit.
Bielsa aktualisht është i papunë. Ai në fillim të vitit të shkuar u largua nga Leeds Unitedi, ekip që e riktheu në Premier League dhe ishte në krye të tij prej vitit 2018.