Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bielsa do të largohet nga Leedsi

Trajneri i Leeds Unitedit, Marcelo Bielsa, do të largohet nga ekipi anglez në fund të këtij sezoni. Mediumet angleze kanë shkruar të hënën se Bielsa tashmë ka njoftuar krerët e klubit se nuk do ta vazhdojë kontratën që i skadon në verë.

Bielsa është në krye të Leedsit prej vitit 2018 duke e rikthyer në Premier League, por argjentinasi dëshiron një aventurë tjetër në karrierën e tij.

Te Leedsi tashmë kanë nisur kërkimin për trajnerin e ri, ndërsa Bielsa deri në fund të sezonit do të përpiqet ta mbajë Leedsin në elitën e futbollit anglez.

Aktualisht Leedsi zë vendin e 15-të në tabelë me 23 pikë të mbledhura pas 25 ndeshjeve të zhvilluara.