Trajneri argjentinas Marcelo Bielsa ka thënë se nuk e ka në mendje kontratën e tij me skuadrën e Leeds Unitedit që i skadon në fund të këtij sezoni.
Ai të premten për mediumet angleze ka thënë se do t’i nis negociatat me klubin anglez për kontratën e re vetëm pasi të përfundojë sezoni aktual.
Bielsa 65-vjeçar është në krye të Leedsit prej sezonit 2017/18 dhe është optimist se do të jetë në krye të ekipit edhe për sezonin tjetër.
“Vetëm në fund të sezonit do të ulemi të flasim për kontratën e re. Unë nuk dua të largohem nga klubi për shkak se puna ime mendoj se ende nuk ka përfunduar te Leedsi. Kështu që, fokusi im është të ndeshjet që I kemi deri në fund të sezonit dhe jo te kontrata ime aktuale”, është shprehur Bielsa.
Leeds Unitedi këtë edicion është kthyer në Premier League kurse aktualisht zë vendin e 12 në tabelë me 32 pikë të mbledhura.