Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bielsa me kontratë të re

Foto: Reuters

Trajneri nga Argjentina, Marcelo Bielsa së shpejti pritet të firmos kontratë të re me skuadrën e Leeds Unitedit.

Bielsa të premten në një intervistë për mediumet angleze ka pranuar se është gati për t’u pajtuar me kushtet e ofruara nga drejtuesit e klubit anglez.

Kontrata aktuale e Bielsas skadon në fund të këtij edicioni kurse klubi po synon ta mbajë atë të paktën deri në vitin 2023.

“Unë jam i gatshëm për ta firmosur kontratën e re dhe klubi e di këtë. Besoj se shumë shpejtë do të finalizohet gjithçka”, është shprehur Bielsa, i cili është në krye të Leedsit prej fillimit të edicionit 2017/18.