Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bielsa do të largohet nga Leedsi

Marcelo Bielsa do të largohet nga posti i trajnerit të Leeds Unitedit. Mediumet angleze kanë raportuar se argjentinasi pritet të shkarkohet nga drejtuesit e klubit, të cilët nuk janë të kënaqur me rezultatet e këtij sezoni. Po ashtu, Bielsa nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez që i skadon në fund të këtij edicioni.

Aktualisht, Leedsi zë vendin e 16 në Premier League me 16 pikë të mbledhura pas 18 ndeshjeve të zhvilluara. Bielsa 66-vjeçar është në krye të Leedsit prej sezonit 2018/19 dhe nën drejtimin e tij, ekipi ka arritur të rikthehet në elitën e futbollit anglez pas një pritjeje të gjatë.