Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bielsa shkarkohet nga Leeds United

Trajneri argjentinas Marcelo Bielsa është shkarkuar nga klubi i Premier Leagues së Anglisë, Leeds United, pas një serioe të rezultateve të dobëta, e veçanërisht humbjeve të thella,.

Argjentinasi 66-vjeçar, kishte marrë drejtimin e Leedsit në qershor të vitit 2018.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me të, Leeds arriti të ngrihej në Premier League dhe edicionin e kaluar përfundoi në vendin e nëntë.

Të shtunën Leedsi pësoi humbje 4:0 nga Tottenhami. Leeds ka pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka shënuar vetëm dy gola e pranuar 17 sosh.

“Është vendimi më i vështirë që kam marrë gjatë kohës sime në Leeds United”, ka thënë kryetari i Leedsit, Andrea Radrizzani, njofton faqja zyrtare e klubit.