Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Allardyce largohet nga Leedsi që ra nga Premier League

Trajneri Sam Allardyce është larguar nga Leeds Unitedi vetëm pas katër ndeshjeve në krye të skuadrës.

Aventura e tij e shkurtër përfundoi me rënie nga Premier League.

68-vjeçari i humbi tri ndeshje dhe barazoi në një tjetër, qëkur e zëvendësoi Javi Garcian më 3 maj.

Leedsi do të kthehet në “Championship” pas tri edicioneve të kaluara në elitën e futbollit anglez.

“Ka qenë nder ta udhëhiqja Leeds Unitedin, një klub të madh me tifozë të jashtëzakonshëm, që meritojnë të jenë në Premier League”, ka thënë ndër të tjera Allardyce, shkruan BBC.