Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi i Premier Leagues shkarkon trajnerin

Klubi i Premier Leagues, Leeds Unitedi, ka konfirmuar të mërkurën se ka shkarkuar trajnerin Javi Garcia dhe ka emëruar Sam Allardycen në këtë post.

Garcia, i cili zëvendësoi Jesse Marschin e shkarkuar në shkurt, u mposht në fundjavë nga Bournemouthi bindshëm 4:1.

Drejtimin e Leedsit do ta marrë 69-vjeçari Allardyce, që do të synojë ta mbajë klubin në elitë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund.

Leedsi është në vendin e 17-të me 30 pikë. Ka pikë të barabarta me vendin e 16-të dhe 18-të.

Artikuj të ngjashëm