Javi Garcia është emëruar trajner i ri i skuadrës së Leeds Unitedit që bën gara në Premier League.
Garcia është zyrtarizuar të martën tek Leedsi, ndërsa në postin e trajnerit ka zëvendësuar Jesse Marschin e shkarkuar javë më parë. Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por raportohet se Garcia ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit me opsionin e vazhdimit.
52-vjeçari ka qenë i papunë prej muajit qershor të vitit të shkuar kur u largua nga Al-Saadi i Katarit.
Garcia në sezonin 2018/19 ka qenë në krye të Watfordit, ekip me të cilin pati arritur deri në finale të Kupës FA.
Ai në krye të Leedsit do të debutojë të shtunën në ndeshjen kundër Southamptonit.