Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Leedsi shkarkon trajnerin Marsch

Amerikani Jesse Marsch më nuk është trajner i skuadrës së Leeds Unitedit. Marsch është shkarkuar të hënën pasi gati një viti në krye të ekipit nga Premier League.

Shkarkimi i tij, erdhi një ditë pas humbjes së Leedsit nga Nottingham Foresti dhe rezultateve të dobëta që klubi ka pasur kohët e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Leedsi nuk e ka fituar asnjë prej shtatë ndeshjeve të fundit në kampionat dhe ka rënë në pozitën e 17 në tabelë, duke rrezikuar rënien në Championship për sezonin e ardhshëm. Marsch 49-vjeçar u pat emëruar në krye të Leedsit në muajin shkurt të vitit të shkuar për ta zëvendësuar Marcelo Bielsan.