Klubet e Premier Leagues duhet të kenë të paktën katër raste pozitive me koronavirus brenda ekipit përpara se të kërkojnë shtyrjen e ndeshjes, sipas udhëzimeve të reja të shpallura të mërkurën dhe që hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm.
Më parë, skuadrat duhej të tregonin se nuk kishin 13 lojtarë plus një portier në dispozicion përpara se të kërkonin shtyrjen e një ndeshjeje.
Kjo gjithashtu mori parasysh faktorë të tillë si lëndimet dhe lojtarët në detyrë ndërkombëtare. Ka pasur 22 shtyrje që nga fillimi i dhjetorit, me disa prej tyre që provokuan zemërim pasi klubet dukej se po shfrytëzonin rregullat për të anuluar ndeshjet.
Liga tha ka vazhduar të përshtat udhëzimet e saj në përgjigje të situatës më të gjerë të shëndetit publik.
“Rregullat dhe udhëzimet e shtyrjes së ligës janë krijuar për të mbrojtur mirëqenien e lojtarëve dhe stafit duke ruajtur integritetin sportiv të garës dhe cilësinë e skuadrave që luajnë ndeshjet e ligës”, tha Premier League.
Udhëzimi do të hyjë në fuqi pas ndeshjes mes Burnleyt dhe Watford më 5 shkurt. Burnley ka qenë klubi më i prekur nga shtyrjet dhe ka luajtur vetëm 18 ndeshje deri më tani – të paktën dy më pak se çdo ekip tjetër në ligë. Vendi i parë Manchester City, për shembull, ka luajtur 24 ndeshje.
-
103 raste të reja me koronavirus në Premier League
-
Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen
-
Klubet e Premier Leagues kërkojnë pushim deri më 8 janar për ta përballuar koronavirusin
-
Gjyqtarët në Angli do t’i ndalin ndeshjet për lojtarët që agjërojnë
-
Premier League lejon 5 zëvendësime sezonin tjetër