Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

103 raste të reja me koronavirus në Premier League

Një rekord prej 103 rasteve të reja me koronavirus është regjistruar në Premier League.

Bëhet fjalë për lojtarë dhe anëtar të stafit që dolën pozitivë për Covid-19 në shtatë ditët e fundit, deri më 26 dhjetor.

Rekordi i mëparshëm ishte 90 raste, javën e kaluar. Plot 15,186 testime janë bërë në mes 20 dhe 26 dhjetorit, ndërsa Premier League ka kthyer testimin e përditshëm të lojtarëve dhe stafit.

Pesëmbëdhjetë ndeshje të elitës angleze janë shtyrë gjatë dhjetorit për shkak të rasteve me koronavirus.