Premier League ka konfirmuar se janë regjistruar 36 raste me koronavirus në javën e fundit të testimeve, përcjellë “Sky Sports” të hënën.
Ky numër shënon një rënie të lehtë prej javës së shkuar ku u regjistruan 40 raste që edhe është numër rekord kur prej javës së shkuar lojtarët dhe stafi i të gjitha klubeve të Premier League filluan të testohen nga dy herë në javë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej të hënës (4 janarit) e deri të dielën (10 janar) brenda dy raundeve të testimeve janë testuar 2593 lojtarë dhe anëtarë të stafit të klubeve për COVID-19. Futbollistët dhe anëtarët tjerë të stafit që kanë rezultuar pozitiv do të vetë-izolohen për dhjetë ditë.
Pesë ndeshje të këtij edicioni janë anuluar këtë edicion në elitën e futbollit anglez për shkak të koronavirusit. Premier League ka thënë se rezultatet e testeve do të bëhen publike në baza javore.