Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një rast pozitiv në testimet e fundit për COVID-19 në Premier League

Premier League ka thënë të hënën mbrëma se është konfirmuar një rast pozitiv në raundin e fundit të testimit për COVID-19 të lojtarëve dhe anëtarëve të stafit të klubeve. Testimi i fundit është bërë javën e kaluar, ndërsa numri i rasteve në Premier League ka arritur në 18 që kur testimi ka nisur muajin e kaluar.

Kampionati anglez ka rifilluar javën e kaluar pas pushimit prej 100 ditësh për shkak të pandemisë.

“Premier League mund të konfirmojë sot se prej 17 deri më 21 qershor, 1829 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të klubeve janë testuar për COVID-19. Prej tyre një person ka dalë pozitiv”, thuhet në komunikatë të Premier Leagues.

Liga nuk ka publikuar emrin e klubit apo individit të prekur. Prej kur lojtarët janë kthyer në stërvitje kontakti muajin e kaluar, janë kryer testime të rregullta dy herë në javë. Deri më tani janë bërë dhjetë raunde të testimeve.