Premier League e Anglisë ka njoftuar të hënën se është paraqitur një rast pozitiv për COVID-19 në raundin e fundit të testimeve. Javën e kaluar janë testuar lojtarë dhe pjesëtar të stafit të ekipeve, ndërsa numri i rasteve pozitive ka shkuar në 20, prej kur nisi testimi në maj.
Premier League rifilloi muajin e kaluar, pas pushimit 100 ditësh për shkak të pandemisë.
“Premier League mund të konfirmojë sot se prej 6 korrikut deri më 12 korrik, 2071 lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të klubeve janë testuar për COVID-19. Prej tyre doli një pozitiv”, thuhet në njoftimin e Premier Leagues.
Si zakonisht, nuk është bërë i ditur emri i klubit të personit të prekur dhe nëse bëhet fjalë për lojtar.
Plot 13 raunde të testimeve janë bërë pas rikthimit të lojtarëve në stërvitje në muajin maj. Kjo ishte prej masave për rifillim të edicionit, që po zhvillohet pa telashe.
-
Një rast pozitiv në testimet e fundit për COVID-19 në Premier League
-
Dyfishohen rastet me COVID-19 në Premier League
-
Premier League regjistron 18 raste të reja me COVID-19, Sheffield Unitedi ndër klubet e prekura
-
Një rast i ri me koronavirus në Premier League
-
Premier League raporton një rast pozitiv me koronavirus në raundin e fundit të testimeve